Kardinali Becciu nuk do të hyjë në Konklav
Njoftimi i kardinalit të Sardenjës në një deklaratë: "Kam vendosur t'i bindem vullnetit të Papa Françeskut, duke mbetur i bindur për pafajësinë time". Vendimi për "të mirën e Kishës" dhe "për të kontribuar në bashkësinë dhe qetësinë e Konklavës"
R.SH. / Vatikan
Kardinali Giovanni Angelo Becciu nuk do të marrë pjesë në Konklavën për zgjedhjen e Papës së ri që do të hapet mbrëmjen e së mërkurës 7 maj. Kështu njofton Kardinali i Sardenjës në një deklaratë:
“Duke pasur në zemër të mirën e Kishës, të cilës i kam shërbyer dhe do të vazhdoj t'i shërbej me besnikëri dhe dashuri, si dhe të kontribuoj në bashkësinë dhe qetësinë e Konklavës, kam vendosur t'i bindem, siç kam bërë gjithmonë, vullnetit të Papa Françeskut për të mos hyrë në Konklavë, duke mbetur i bindur për pafajësinë time.
29 prill 2025, 10:29