Kërko

Katedralja e Salzburgut Katedralja e Salzburgut

Më 27 mars kalendari kujton Shën Rupertin, ipeshkёv

Qyteti i Salsburgut (qyteti i kripës), nё Austri, e kujton Rupertin jo vetëm si ipeshkvin e parë, por edhe si ri-themeluesin e qytetit, mbi rrënojat romake.

R.SH. - Vatikan

Më 27 mars kalendari kishtar përkujton Shën Rupertin, me prejardhje nga Irlanda, pinjoll i një dere fisnike, pajtor qiellor i Salzburgut, nё Augustri. Pas u formua nё jetën murgarë irlandeze,  rreth vitit 700 shkoi në Bavari, ku iu përkushtua predikimit dhe jetës murgare shëtitëse.

Me ndihmën e një konti bavarez themeloi ndërtoi një Kishë kushtuar Shën Pjetrit, pranë liqenit të Wallerit dhe një manastir pranë lumit Salzach, në afërsi të qytetit romak Juvavum. Rreth këtij manastiri lindi qyteti i Salsburgut (qyteti i kripës), i cili e kujton Rupertin jo vetëm si ipeshkvin e parë, por edhe si ri-themeluesin e qytetit, mbi rrënojat romake. Vdiq më 27 mars, të dielën e pashkëve të vitit 718. Ikonografia e pasqyron me një enë me kripë.

27 mars 2025, 11:34