Shenjtorët e javës 30 mars - 6 prill
R.SH. / Vatikan
E diel m 30 mars, Kisha katolike romake kremton tё Dielën e 5-tё kohës sё Kreshmëve, ciklit të tretë 'C'.
Gjithnjë më 30 mars, kalendari kishtar përkujton shën Gjonin Klimaku, shën Leonardin Murialdo, shën Sekonden dhe shën Amedeun.
Tё hёnёn mё 31 mars, kalendari kishtar përkujton shën Balbinën, matronë romane e shën Beniaminin, diakon e martir.
Të martën mё 1 prill, kalendari përkujton shën Venancin, ipeshkëv i Salonës e martir dhe shën Ugon, ipeshkëv i Grenoblës.
Tё mërkurën mё 2 prill, kalendari përkujton shën Françeskun nga Paola, vetmitar, themelues i Urdhrit të Rregulltarëve të Vegjël, shën Marinën egjiptiane, dhe shёn Abbondion.
Tё enjten mё 3 prill, kalendari përkujton shën Sikstin I papë dhe Shën Rikardin, ipeshkëv i Çiçesterit në Angli.
Tё premten mё 4 prill, kalendari përkujton shën Isidorin, ipeshkëv i Seviljes, doktor i Kishës dhe shën Benediktin Moro, françeskan.
Tё shtunën më 5 prill, kalendari përkujton shën Vinçencin Ferrer, meshtar domenikan dhe shën Irenën nga Selaniku, virgjër e martire.
Tё dielën e ardhshme mё 6 prill, Kisha katolike do tё kremtojё tё Dielën e 5-tё dhe të fundit tё kohës sё Kreshmëve, ciklit të tretë 'C'.
Gjithnjë më 6 mars, kalendari kishtar përkujton shën Rozën nga Viterbo, virgjër françeskane dhe shën Koletën Bolič, themeluese e klariseve të varfëra.