Kërko

  Passione, Gesu, sofferenza, croce Passione, Gesu, sofferenza, croce 

Më 14 prill, kalendari kujton shenjtorët Tiburci, Valeriani e Maksimi

Sipas “Passio”-s së Shën Çeçilies, Valeriani ishte i martuar me Çeçilien, e cila e pati kthyer në fenë e krishterë. Ai u pagëzua nga Papa Urbani I (222-230) dhe më pas, ktheu në krishtërim të vëllanë, Tiburcin. Të dy u dënuan me vdekje nga prefekti Almachius, i cili ia besoi zbatimin e vendimit “cornicularius”-it Maksim, (oficeri i dytë i konsullit), i cili, para se të ekzekutohej dënimi, u kthye edhe ai vetë në krishtërim. U dënua dhe u ekzekutua disa ditë më vonë.

R.SH. – Vatikan

Tre shenjtorët martirë, Tiburci, Valeriani e Maksimi, të cilët jetuan në shekullin III në Romë, kujtohen në tekste të lashta, që nga shekulli V. Gjithsesi, ka dy versione, që kanë të bëjnë me personalitetin dhe ekzistencën e tyre historike; njëri lidhet me “Passio”-n, pra, me mundimet e Shën Çeçilies († 232), ndërsa tjetrin e gjejmë në Martiriologun Jeronimian. Sipas “Passio”-s, Valeriani ishte i martuar me Çeçilien, e cila e pati kthyer në fenë e krishterë.

Ai u pagëzua nga Papa Urbani I (222-230) dhe më pas, ktheu në krishtërim të vëllanë, Tiburcin. Të dy u dënuan me vdekje nga prefekti Almachius, i cili ia besoi zbatimin e vendimit “cornicularius”-it Maksim, (oficeri i dytë i konsullit), i cili, para se të ekzekutohej dënimi, u kthye edhe ai vetë në krishtërim. U dënua dhe u ekzekutua disa ditë më vonë. Valeriani dhe Tiburci u martirizuan dhe u varrosën në një vend të quajtur Pagus da Cecilia, katër milje larg Romës, sot, i paidentifikuar. Më vonë, aty u varros edhe Maksimi, në një sarkofag tjetër.

Gjithsesi varret njiheshin pas vdekjes së tyre, pasi ato u restauruan së pari nga Papa Gregori III (731-741), pastaj nga Papa Adriani I (772-795) e së fundi, edhe nga Papa Paskuali I (817 – 824), i cili i zhvendosi reliket e shenjtorëve në bazilikën e Shën Çeçilies në Trastevere.

Ndërkaq, në Martiriologun Jeronimian, tre shenjtorët përmenden katër herë. Në të thuhet se ata janë varrosur në Pretestato, në rrugën Appia e se kujtohen më 14 prill. Ky version kaloi edhe në Martiriologun Romak, që përdoret sot.

14 prill 2025, 06:39