Më 6 prill kalendari kishtar përkujton Shën Çelestinin I, Papë
R.SH. - Vatikan
Më 6 prill kalendari kishtar përkujton Shën Çelestinin I, Papë
Shën Çelestini, që ishte diakon me prejardhje nga rajoni italian Campania, u zgjodh Papë më 10 shtator të vitit 422. Çelestini ishte njohës i thellë i realitetit dhe i problemeve të Kishës e gjatë papnisë së tij provoi me vendosmëri e urti të bënte reformën disiplinore e doktrinore të komunitetit të krishterë, si edhe t’i luftonte herezitë e vjetra e të reja të asaj kohe. Është i pari Papë, që reagoi vendosmërisht kundër pellagjanizmit, dënuar në mbarë botën e krishterë. Vdiq më 27 korrik të vitit 432.
Po kujtojmë se Pellagjanizmi është një herezi e lindur rreth shekullit IV nga murgu Pellagjo e dishepulli i tij Çelestini, e ka të bëjë me teologjinë e Hirit të Tënzot. Ajo mëson se njeriu është në gjendje të shëlbohet (shpëtohet) me forcat e veta njerëzore; pastaj mohon doktrinën e mëkatit të rrjedhshëm si faj i trashëguar nga njeriu. Kjo herezi u luftua nga Shën Agostini dhe shkolla e tij e po kështu, siç u tha më lart, edhe nga Çelestini I, Papë.