Kërko

2025.04.04 Radio Committee - Radio Assembly di Parigi EBU

Një shtysë e re për stacionet radio publike të Evropës

Asambleja e 31-të e Radios, e organizuar këtë vit nga Radio France në Paris, përfundoi me zgjedhjen e Komitetit të ri Drejtues të transmetuesve evropianë për dy vitet e ardhshme. Ndër temat e samitit, inteligjenca artificiale dhe publiku i ri

R.SH. - Vatikan

Në një kohë të ngarkuar me lajme të rreme, tensione ndërkombëtare gjeopolitike dhe polarizime brenda vendeve evropiane, radioja e shërbimit publik mund të luajë një rol themelor në mbrojtjen e demokracisë. Këto fjalë u nënvizuan një zëri nga pjesëmarrësit në Asamblenë e 31-të të Radios të EBU (Bashkimi Evropian i Transmetimeve), samit i transmetimeve radiofonike evropiane, me pjesëmarrjen e pranisë së stacioneve radiofonike nga 33 shtete, në selinë e Radio France, në Paris. Ndërmjet tyre, edhe Radio Vatikani, e përfaqësuar nga Alessandro Gisotti, zëvendësdrejtor redaktues i medias së Vatikanit.

 Gjatë punimeve u zgjodhën anëtarët e “Radio Komitetit”, organ brenda EBU-së që koordinon strategjitë dhe iniciativat për të forcuar praninë e Radios në një kontekst mediatik që po ndryshon gjithnjë e më vrullshëm. Në krye të Komitetit u zgjodh  Sibyle Veil, drejtoreshë e përgjithshme e Radio France. Zëvendësdrejtor u rizgjodh Graham Ellis i BBC-së dhe konsulent në Dikasterin për Komunikime të Selisë së Shenjtë. Ndërmjet anëtarëve të tjerë të Komitetit të Radios, në detyrë për dy vitet e ardhshme, ishte edhe Andrea Borgnino, kreu i Rai Play Sound, në mandatin e tij të katërt në organin e EBU.

Hapësira ku transmetohen koncertet e Radio Vatikanit
Hapësira ku transmetohen koncertet e Radio Vatikanit

Gjatë samitit dyditor në Paris, u shpreh solidariteti me kolegët e Radios Publike të Ukrainës të cilët, pavarësisht nga lufta, asnjëherë nuk dështuan në detyrën e tyre për të informuar popullatën. Nuk mungoi as thirrja në favor të Radios Evropa e Lirë e cila, ashtu si Zëri i Amerikës, rrezikon të mbyllet për shkak të shkurtimeve të financimit vendosur nga Shtëpia e Bardhë. Njëkohësisht, u përsërit urgjenca e bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet mediave të shërbimit publik evropian për të mbrojtur lirinë e shtypit, e cila rrezikohet gjithnjë e më shumë nën presionin ekonomik dhe politik.

Hapësirë ​​e begatë iu kushtua gjithashtu programeve për kohët e reja që, sipas hulumtimit të EBU, janë shumë kërkuese kur bëhet fjalë për informacion. Breznitë e e reja kërkojnë lajme para së gjithash në platformat sociale, por nuk e përçmojnë përmbajtjen radiofonike (dhe aq më tepër podkastet) kur ato janë krijuese dhe të realizuara me humor.

Inteligjenca artificiale, me fokus në audio dhe mundësitë që ofron përdorimi i zërave sintetikë, zgjoi një interes të veçantë, ashtu si paneli për muzikën dhe marrëdhëniet e saj të veçanta me Radion. Sot 60 për qind e të rinjve evropianë e konsiderojnë muzikën si interesin e tyre kryesor dhe kjo krijon mundësi të mëdha për radion, siç u vërejt gjatë periudhës dramatike të pandemisë dhe bllokimit, që pasoi.

  (Vatican Media)

"Gjatë Covid - deklaroi Graham Ellis, president për një kohë të gjatë i Prix Italia - muzika ishte ngushëllim i madh për njerëzit. Muzika i bashkon njerëzit, e kjo - falë edhe Radios".

Në përfundim të takimit, Sibyle Veil kujtoi se vlera më e madhe e mediave të shërbimit publik dhe në veçanti e radios mbetet gjithnjë besimi. Për drejtorin e përgjithshëm të Radio France, risitë teknologjike i shtyjnë transmetuesit e radios të gjejnë mënyra të reja për të arritur tek publiku. Më pas caktoi një takim për Asamblenë e Përgjithshme të EBU-së, që do të mbahet në korrik në Londër, me ftesë të BBC-së.

05 prill 2025, 11:34