Shenjtorët e javës 6 - 13 prill
R.SH. - Vatikan
E Diel 6 prill, Kisha katolike kremton të Dielën e 5-të dhe të fundit të kohës së Kreshmëve, e gjithnjë më 6 prill, kalendari kishtar përkujton shën Pjetrin nga Verona, meshtar dominikan e martir, dhe shën Gallën, vejushë romake.
Të hënën më 7 prill, kalendari kishtar përkujton shën Gjon Pagëzuesin de La Sal, meshtar e themelues të Vëllezërve të Shkollave Kristiane.
Të martën më 8 prill, kalendari kishtar përkujton shën Dionisin, ipeshkëv të Korintit, shën Amanazin dhe të Lumin Klementin nga Osimo.
Të mërkurën më 9 prill, kalendari kishtar përkujton shën Dhimitrin e shën Liborin.
Të enjten më 10 prill, kalendari përkujton shën Magdalenën e Kanosës, themeluese të Bijve dhe Bijave të Dashurisë së Krishterë.
Të premten më 11 prill, kalendari kishtar përkujton shën Stanislaun, ipeshkëv i Krakovit (Poloni).
Të shtunën më 12 prill, kalendari kishtar përkujton shën Julin I, Papë, shën Zenon, ipeshkëv të Veronës, shën Jozefin Moscati, mjek.
Të dielën e ardhshme më 13 prill, Kisha katolike romake do të kremtojë të Dielën e Larit a të Dielën e Luleve, me të cilën fillon edhe Java e Shenjtë dhe e Madhe e Pashkëve.
Me këtë Diele të Larit të Mundimeve të Zotit tonë Jezu Krisht, për Kishën katolike fillon Java e Shenjtë ose Java e Madhe e Pashkëve, siç quhej në shekullin IV në Egjeri e siç quhet edhe sot e kësaj dite ndër shqiptarë. Pra, përfundon koha e Kreshmëve e hyjmë në kremtimet e Pashkëve.
Gjithnjë më 13 prill, kalendari kishtar përkujton shën Martinin I, papë e martir dhe shën Emenegildon, martir.