Kërko

Fra Gaffurini: tek Varri i Shenjtë, kremtimi i përbashkët i Pashkëve

Kujdestari i kuvendit të Rrahjes së Krishtit me kamxhik, në Jeruzalem, përshkruan ritet e Javës së Madhe, në vitin kur konfesionet e krishtera e festojnë, në të njëjtën ditë, ringjalljen e Zotit

R.SH. / Vatikan

Këtë vit në Jeruzalem Pashkët do të kremtohen nga të gjitha besimet e krishtera në të njëjtën ditë, e në të njëjtin vend: në vendin e ringjalljes, në Bazilikën e Varrit të Shenjtë. Vëllai Giuseppe Gaffurini OFM, kujdestar i kuvendit të Rrahjes së Jezusit me kamxhik, në Jerusalem, tregon me gëzim çka i përgjigjet "dëshirës së Papës Françesku, që të gjithë të krishterët t’i festojnë Pashkët në të njëjtën ditë".

Më pas përshkruan Javën e Madhe të Pashkëve, duke nisur nga e Diela e Palmave, ditë që shënon fillimin e riteve. “Të gjithë meshtarët e Tokës së Shenjtë do të sillen rreth Edikolës me tri palma, pastaj pasdite të krishterët do të arrijnë në Jerusalem për të shoqëruar hyrjen triumfale të Zotit, nga Bethfaga në Jeruzalem, kilometra procesioni me Palma”.

Udha e Kryqit në Jerusalem

E Enjtja e Madhe, e cila kremton Eukaristinë, është dita e Meshës së Bagmit dhe Meshës in Coena Domini, apo e Darkës së Mbrame. "Në Varrin Shenjt, Patriarku i Jeruzalemit i Latinëve, Kardinali Pierbattista Pizzaballa, do të drejtojë një kremtim prekës. Gjatë natës, kushtuar e tëra Eukaristisë, do të vendoset një tabernakull i  realizuar pikërisht për të Enjten e Madhe,  ndërsa Eukaristia do të çohet në Varrin Shenjt”.

Prej këtu, vazhdon rregulltari, "tradita e bukur e kremtimit të Varrit".

Të Premten e Madhe përsëritet Udha e Kryqit, në kujtim të Mundimeve të Jezusit, me këngën e Mundimeve, që i shoqëron të gjitha kremtimet e Javës së Madhe.

Më pas, të Shtunën e Madhe, Nata e Pashkëve e bashkësisë së krishterë dhe kremtimi i madh i zjarrit shenjt.

Ortodoksët grekë nuk e kanë ndërprerë këtë traditë që vjen që nga shekulli  VII e që kremton zbritjen e Zjarrit Shenjt nga qielli. Ata e ndezin solemnisht zjarrin të shtunën në mëngjes tek Varri i Krishtit.

Më pas, të dielën, përfundon vëlla Gaffurini, janë Pashkët, festa e madhe e ringjalljes së Jezu Krishtit Zot.

12 prill 2025, 16:39