Kërko

Nikaragua, Proçesionet e Javës së Shenjtë janë të ndaluara Nikaragua, Proçesionet e Javës së Shenjtë janë të ndaluara

Nikaragua, ndalohen kremtimet e Javës së Shenjtë

Në vendin e Amerikës Qendrore, qeveria ka ndaluar çdo demonstratë publike me rastin e Pashkëve

R.SH. / Vatikan

Proçesionet e Pashkëve janë të ndaluara, si dhe përdorimi i fishekzjarreve. Në Nikaragua, shtypja e qeverisë ndaj festimeve të Javës së Madhe të Shenjtë nuk lë vend për demonstrata publike të krishtera gjatë Pashkëve. Presidenti Daniel Ortega ka ndaluar mbajtjen e imazheve të shenjta në rrugë, ndërsa forca të mëdha sigurie janë të pranishme jashtë Katedraleve.

Që nga viti 2023, vendi i Amerikës Qendrore ka ndaluar procesionet publike, të cilat mund të zhvillohen vetëm, siç ndodhi të Dielën e Palmës, brenda mureve të Kishave; E njëjta masë do të zbatohet për Udhën e Kryqit të Premten e Madhe, me dënimin e arrestimit për shkelësit, siç konfirmohet nga disa priftërinj që morën vizita nga oficerët e policisë.

"Pamundësia e mbajtjes së procesioneve, një pjesë qendrore e festimeve të Javës së Shenjtë", shkruan faqja e internetit 100% Noticias, "është një goditje e rëndë për jetën fetare të vendit. Po kështu, ndalimi i lutjeve publike për çështje të ndjeshme si situata në Nikaragua, emigrantët dhe të burgosurit politikë interpretohet si një përpjekje për të heshtur zërin e drejtë të Kishës rreth çështjeve të të drejtave të njeriut".

17 prill 2025, 17:52