Kangё n’ lavd t' Sh’ Jozefit
R.SH. - Vatikan
KANGË N’LAVD T’ SH’JOZEFIT
Bashkë le t’bâhet gjithkund krishtênimi
Para lterit t’ Sh’ Jozefit tuj ramun,
Tuj e lutun me zeell paa ja damun
Mâa t’lumnueshmin e t’bardhë Patriarkë.
Sýyt e dashtun prej nesh, aman, silli,
O Sh’ Jozef, se po gjindena n’vajë,
E prej Papës sýyt e tuu mon si dajë
Mjeshter fejet qi kurr nuk gabon.
Me dorë t’ande ti rueje ket fee,
Ti gjith krajlat denjou me i paque;
Deh! po t’lusim n’rrugë shêjte me i çue
Djelmt e rii, qi t’levdojnë me ket kangë.
Bashkë me nji zâa le t’bâhena
Sh’Jozefin m’e nderue,
Fatin e t’dlirtes Virgjines
Rojsin e Krishtit Zot.
Rueje, Sh’ Jozef, e ndrite
Kishen n’rrasë temelue;
Shpiirtin na e maj lerg t’zezave,
Na daj ti hire plot.
O Rojsë i mukajetshem
I Atii qi pshtoj dyrnjâan
E i Zojës hirmadhe Virgjines.
Virtytesh xhevahiir,
O ti, qi vallët e Ênjeive
Ne qiell t’nderojnë paa prâa,
Lavdet e kangët e nderave
Ndigioj e priti mirë!
(Nje kangё n’lavd tё Sh’ Jozefit ёshtё marr nga njё doracak uratёsh e kangёsh tё dikurshme, mjerisht librit tё vogёl i mungojnё faqet e para dhe tё fundit, kёshtu, nuk ka titullin e as vitin e botimit).