Dëshmitë e krerëve të komuniteteve fetare të Shqipërisë
R.SH. / Vatikan
Ndër qindra delegacione të Komuniteteve Fetare nga mbarë bota, të pranishëm edhe Krerët e Komuniteteve fetare nga Shqipëria.
Dëshmitë e krerëve të komuniteteve fetare të Shqipërisë, të cilën morën pjesë në Meshën e Dritën e në ritin e funeralit të Papës Françesku, kremtuar sot paradite në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, i morëm para meshës.
Dje pasdite, delegacionet nga Shqipëria e Kosova, me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj dhe me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, të shoqëruar nga Kardinali shqiptar Hirësia e Tij Ernest Simoni Troshani dhe nga krerët e komuniteve fetare të Shqipërisë, bënë homazhe para arkivolit të Papës, në Bazilikën e Vatikanit.
Me këtë rast, në mikrofonin e dom David Xhuxhës, dëshmitë e krerëve të komuniteteve fetare të Shqipërisë për Papën Françesku.
Të dëgjojmë kryetarin e Komunitetit Mysliman Sunit të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu...
Ja mendimi i Kryegjyshit Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj...
E tani, Kryepiskopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Joani Pelushi...
Një reflektim i Kryeipeshkvit Metropolit të Kryedioqezës Katolike të Tiranë-Durrësit, Shkëlqesisë së tij imzot Arjan Dodaj...