Kërko

2025.04.24 Omaggio dei fedeli alla Salma di Papa Francesco 3°parte

Në Shën Pjetër riti i mbylljes së arkivolit të Papa Françeskut

Pranë Altarit të Rrëfimit në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan, riti i kryesuar nga Kardinali Kamerlengu Farrell. Disa anëtarë të familjes Papnore ishin të pranishëm. Gjatë natës, Kapitulli i Shën Pjetrit do të sigurojë praninë e lutjes dhe vigjiljes

R.SH. / Vatikan

Riti i mbylljes së arkivolit të Papës Romake u zhvillua mbrëmjen e sotme, në orën 20, pranë Altarit të Rrëfimit në Bazilikën e Shën Pjetrit, siç u njoftua. Gjatë ritit, i kryesuar nga kardinali kamerlengu, Kevin Joseph Farrell, mjeshtri i Kremtimeve Liturgjike të Selisë së Shenjtë, Imzot Diego Ravelli lexoi veprën, e cila u vendos në arkivol në fund të kremtimit.

Përveç atyre të përmendur në njoftimin e Zyrës së Kremtimeve Liturgjike, në rit morën pjesë edhe disa familjarë të Papës së ndjerë. Kremtimi, i mbajtur sipas normave të Ordo Exsequiarum Romani Pontificis, përfundoi në orën 21.00. Gjatë natës Kapitulli i Shën Pjetrit do të sigurojë praninë e lutjes dhe vigjiljes pranë trupit të Papës së ndjerë, deri në përgatitjet për Meshën e Shenjtë nesër paradite.

25 prill 2025, 22:42