Papa Françesku, testamenti shpirtëror
R.SH. / Vatikan
Miserando atque Eligendo
Në emër të Trinisë së Shenjtë. Amen.
Duke ndjerë se rënia e jetës sime tokësore po afron dhe me shpresë të gjallë në Jetën e Amshuar, dëshiroj të shpreh vullnetin tim me testament vetëm për sa i përket vendit të varrimit tim.
Unë ia kam besuar gjithmonë jetën time dhe shërbesën time meshtarake e ipeshkvore Nënës së Zotit tonë, të Shenjtnueshmes Mari Virgjër. Prandaj, kërkoj që mbetjet e mia të vdekshme të pushojnë duke pritur ditën e ringjalljes në Bazilikën Papnore të Shën Marisë së Madhe.
Dëshiroj që udhëtimi im i fundit tokësor të përfundojë pikërisht në këtë shenjtërore të lashtë Mariane, ku shkova për lutje në fillim dhe në fund të çdo Udhëtimi Apostolik për t'ia besuar me besim synimet e mia Nënës së Papërlyer dhe për ta falënderuar për kujdesin e saj të bindur dhe amnor.
Kërkoj që varri im të përgatitet në kamaren e varrimit në krahun anësor midis Kapelës Pauline (Kapela e Zojës Mari Salus Populi Romani) dhe Kapelës Sforza të Bazilikës Papnore të lartpërmendur siç tregohet në dokumentin bashkëngjitur.
Varri duhet të jetë në tokë; i thjeshtë, pa dekorim të veçantë dhe me mbishkrimin e vetëm: Franciscus.
Shpenzimet për përgatitjen e varrimit tim do të mbulohen nga shuma e bamirësit që kam rregulluar, për t'u transferuar në Bazilikën Papnore të Santa Maria Maggiore dhe për të cilën i kam dhënë udhëzimet e duhura Imzot Rolandas Makrickas, Komisioner i Jashtëzakonshëm i Kapitullit Liberian.
Zoti u dhashtë shpërblimin e merituar atyre që më kanë dashur dhe do të vazhdojnë të luten për mua. Vuajtjet që u bënë të pranishme në pjesën e fundit të jetës sime ia ofrova Zotit për paqe në botë dhe vëllazëri mes popujve.
Shën Marta, 29 qershor 2022
Françesku