Papa Françesku u kthye në Shtëpinë e Atit
R.SH. / Vatikan
Pak më parë, Shkëlqesia e Tij, Kardinali Farrell, me pikëllim të thellë dha lajmin për vdekjen e Papës Françesku, me këto fjalë:
"Të dashur vëllezër e motra, me dhimbje të thellë më duhet të njoftoj vdekjen e Atit tonë të Shenjtë Françesku. Në orën 7:35 të mëngjesit të sotëm, Ipeshkvi i Romës, Françesku, u kthye në shtëpinë e Atit.
E gjithë jeta e tij iu kushtua shërbimit të Zotit dhe të Kishës së Tij. Ai na mësoi t’i jetojmë vlerat e Ungjillit me besnikëri, guxim dhe dashuri universale, veçanërisht në favor të më të varfërve dhe më të braktisurve.
Me mirënjohje të pamasë për shembullin si dishepull i vërtetë i Zotit Jezus, ia besojmë shpirtin e Papës Françesku dashurisë së pafundme të mëshirshme të Zotit Trini”.