Kërko

Papa Françesku, vula në apartamentet e Pallatit Apostolik dhe në Santa Marta

Sot në mbrëmje riti i konfirmimit të vdekjes së Papës dhe depozitimi në arkivol në kapelën e Domus Vaticana

R.SH. / Vatikan

Riti i vërtetimit të vdekjes dhe vendosja në arkivol i trupit të Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta sot, më 21 prill 2025, u zhvillua mbrëmjen e sotme në orën 20:00 në Kapelën në katin përdhesë të Shtëpisë së Shën Martës, në Vatikan. U lexua certifikata e vdekjes. Akti u vërtetua nga kardinali Kevin Farrell, Kamerlengu i Kishës së Shenjtë Romake. Kremtimi zgjati gati një orë.

Sot u vendosën vula në banesën papnore në katin e tretë të Pallatit Apostolik dhe, mbrëmjen e sotme, edhe në apartamentin në katin e dytë të Shtëpisë së Shën Martës, ku banonte Papa. Nga kjo mbrëmje bashkëpunëtorët kanë akses vetëm për të përshëndetur Papën.

Mbledhja e parë e përgjithshme e kardinajve do të mbahet nesër paradite, gjatë së cilës mund të vendoset një datë e mundshme për funeralin.

21 prill 2025, 22:24