Papa, rresht gjashtë-tetë orësh për t’i bërë homazhe në Bazilikën e Vatikanit
R.SH. / Vatikan
Që në dritën e parë të agimit, me mijëra njerëz u dyndën në Sheshin e Shën Pjetrit për t'i bërë homazhe trupit të Papa Françeskut, të ekspozuar në Bazilikën e Vatikanit. Në orën 10.15, kohë kur arkivoli i Atit të Shenjtë Bergoglio mbërriti nga shtëpia shën Martës në Bazilikën e Vatikanit, radhët e besimtarëve e shtegtarëve filluan të rrotulloheshin përgjatë gjithë sheshit, duke ndjekur një udhë të rregullt të kufizuar nga barriera e të menaxhuara nga policia, mbrojtja civile dhe vullnetarët.
Për të hyrë në Bazilikë, pritja e vlerësuar është nga gjashtë deri në tetë orë, dhe sipas atyre që koordinojnë fluksin e madh të njerëzve këto janë parashikime optimiste. Qasja deri te trupi I Françeskut bëhet përgjatë një rruge të vetme dhe të koordinuar: nuk është e mundur të ndalesh dhe kalimi bëhet ekskluzivisht përpara altarit qendror të Bazilikës, pa devijime drejt absidës ose zonave të tjera të brendshme të Bazilikës së Shën Pjetrit.