Kërko

Të varfërit në meshën për Ditën Botërore të të Varfërve (17 Nëntor 2024) Të varfërit në meshën për Ditën Botërore të të Varfërve (17 Nëntor 2024)

Të varfrit dhe nevojtarët në Santa Maria Maggiore për lamtumirën e fundit

Një grup të varfërish e nevojtarësh do të jetë në shkallët e Bazilikës së Zojës së Madhe për të nderuar e përshëndetur Papën përpara varrimit të arkivolit brenda Bazilikës liberiane

R.SH. / Vatikan

Një grup njerëzish të varfër dhe nevojtarë do të jenë të pranishëm të shtunën më 26 prill në shkallët që të çojnë në Bazilikën Papnore të Santa Maria Maggiore për t'i bërë nderimet e fundit Papa Françeskut përpara varrosjes së arkivolit të tij, i cili do të bëhet, sipas dëshirës së Papës Bergoglio, midis Kapelës Paoline (Kapela e Zojës Maria Salus Populi Romani) dhe Kapelës Sforza.

Kështu njofton në një deklaratë zyra e Selisë së Shenjtë, ku nënvizohet se "të varfërit kanë një vend të privilegjuar në zemrën e Zotit", si dhe në zemrën dhe mësimin e Atit të Shenjtë, i cili zgjodhi emrin Françesku për të mos i harruar kurrë.

24 prill 2025, 14:13