Tejbartja e trupit të Papa Françeskut në Bazilikën e Vatikanit
R.SH. / Vatikan
Arkivoli i Papa Françeskut, në procesion me lutje, pslame e litani, bartët nga kapela e Shën Martës në Bazilikën e Shën Pjetrit. Kortezhi shoqërohet me tingujt e kambanave të zisë. Pranë arkivolit janë pendestarët dhe rojet zvicerane.
“Me emocione të mëdha shoqërojmë eshtrat mortore të Papa Françeskut në Bazilikën e Vatikanit”, “falënderojmë Zotin për dhuratat e panumërta që, nëpërmjet shërbëtorit të tij, Papa Françesku i ka dhuruar popullit të krishterë”, tha Kamerlengu i Kishës kardinali Kevin Joseph Farrell.
Arkivoli i Papa Françeskut në hyrjen në Bazilikën e Shën Pjetrit, duke kaluar Portën e Shenjtë, u shoqërua nga duartrokitjet e shtegtarëve dhe besimtarëve të pranishëm në Sheshin e Vatikanit.
Në përfundim të këtij riti, një nga kremtimet më solemne që mbahet në këto raste në Vatikan, duke filluar nga ora 11, do të jetë e mundur të bëhen për tre ditë homazhet e të gjithë besimtarëve ndaj Papës.