Udha e Kryqit 2025. Papa, "Jezus na sjellë të gjithëve paqen e Shabatit"
Meditimet e Udhës së Kryqit 2025, të shkruara nga Papa Françesku, reflektojnë mbi dhimbjen, faljen, vëllazërinë, paqen dhe shpresën.
E PREMTJA E MADHE
«MUNDIMET E ZOTIT TONË JEZU KRISHT»
UDHA E KRYQIT
KOLOSEUM
ROMË, 18 PRILL 2025
Adoramus te
Kremtuesi:
Në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt.
℟. Amen.
Hyrje
Kremtuesi:
Rruga për në Kalvar kalon nëpër rrugët tona të përditshme. Ne, o Zot, zakonisht shkojmë në drejtim të kundërt me tëndin. Pikërisht për këtë, mund të na ndodhë të ndeshemi me fytyrën tënde, ta kryqëzojmë shikimin me Ty, o Jezus. Ne vazhdojmë si zakonisht dhe Ti vjen drejt nesh. Sytë e tu shohin brenda zemrave tona. Atëherë, hezitojmë të ecim përpara sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Mund të kthehemi, të të shikojmë, të të ndjekim. Mund të identifikohemi me udhën tënde dhe ta kuptojmë se është më mirë të ndryshojmë drejtim.
Lexuesi:
Nga Ungjilli sipas Markut (10, 21)
Atëherë Jezusi e shikoi ëmbël, i pëlqeu dhe i tha: “Të mungon edhe një gjë: shko, shit çka ke, ndajua skamnorëve e do të kesh thesar në qiell; atëherë kthehu e eja pas meje!”
Jezus e ke emrin dhe, me të vërtetë, në ty "Zoti shpëton". Hyji i Abrahamit që na thërret, Hyji i Isakut që na plotëson nevojat, Hyji i Jakobit që na bekon, Hyji i Izraelit që na çliron: në vështrimin tënd, o Zot që kalon nëpër Jerusalem, ka një zbulesë të tërë. Në hapat e tu, që largohen nga qyteti, është eksodi ynë drejt një toke të re. Ti erdhe për ta ndryshuar botën: për ne do të thotë të ndryshojmë drejtimin, të shohim mirësinë e gjurmëve të tua, ta lëmë kujtimin e syve të tu të punojë në zemrat tona.
Udha e Kryqit është lutja e atyre që lëvizin. I ndërpret rrugët e zakonshme, në mënyrë që nga sfilitja të shkojmë drejt gëzimit. Është e vërtetë, ka kosto të lartë kjo udhë e Jezusit: në këtë botë që llogarit gjithçka, mospagesa ka një çmim të lartë. Por, në atë dhuratë, gjithçka lulëzon sërish: qyteti i ndarë në fraksione dhe i rrënuar nga konfliktet shkon drejt pajtimit; feja e tharë rizbulon frytshmërinë e premtimeve të Hyjit; edhe një zemër prej guri mund të shndërrohet në një zemër prej mishi. Vetëm se duhet dëgjuar ftesa: “Eja! Më ndiq!” E duhet besuar në atë vështrim dashurie.
Ndalesa I
Jezu Krishti dënohet me vdekje
℣. Adoramus te, Christe, et benedicimus tibi.
℟. Quia per sanctam crucem tuam redemisti mundum.
Nga Ungjilli sipas Lukës (23, 13-16)
Pilati grishi në mbledhje krerët e priftë‑ rinjve, anëtarët e Këshillit të lartë dhe u tha: “Këtë njeri e sollët para meje duke e paditur se po nxit në kryengritje, dhe, ja, unë e pyeta para jush e nuk i gjeta kurrfarë faji, për të cilin ju e paditni. Por, as Herodi, pasi e ktheu prapë tek ne. Ja, pra, ai s’ka bërë asgjë që të meritojë vdekjen. Prandaj, do ta ndëshkoj e pastaj do ta lëshoj”.
Nuk u bë ashtu. Nuk të liroi. E pra, mund të kishte shkuar ndryshe. Është loja dramatike e lirive tona. Ajo për të cilën, o Zot, na vlerësove aq shumë. I dhe besim Herodit, Pilatit, miqve dhe armiqve. Je i parevokueshëm në besimin me të cilin e lë veten në duart tona. Mund të bëjmë mrekulli prej kësaj: duke liruar ata, që akuzohen padrejtësisht, duke u thelluar në ndërlikimet e situatave, duke kundërshtuar gjykimet që vrasin. Deri edhe Herodi mund të kishte ndjekur shqetësimin e shenjtë, që e tërhiqte drejt teje: nuk e bëri këtë, as kur, më në fund, u gjend para teje. Pilati mund të të kishte liruar: të kishte shpallur të pafajshëm që më parë. Por, nuk e bëri këtë. Udha e Kryqit, o Jezus, është një mundësi, që e kemi lënë mënjanë shumë herë. E pranojmë: jemi të burgosur në role nga të cilat nuk kemi dashur të dalim, të shqetësuar nga telashet për ndryshimin e drejtimit. Ti je ende, në heshtje, para nesh: në çdo motër dhe në çdo vëlla të ekspozuar ndaj gjykimeve dhe paragjykimeve. Kthehen argumentet fetare, sofizmat ligjore, arsyetimi në dukje i shëndoshë, që nuk pyet për fatin e të tjerëve: një mijë arsye na tërheqin nga ana e Herodit, e priftërinjve, e Pilatit dhe e turmës. Por, mund të shkojë edhe ndryshe. Ti, o Jezus, nuk i lan duart. Ti ende na do, në heshtje. Tashmë, e ke marrë vendimin e tani, është radha jonë.
Të lutemi, duke thënë:
℟. Hapma zemrën, o Jezus.
Kur para meje kam njeriun, që gjykohet.
℟. Hapma zemrën, o Jezus.
Kur siguritë e mia janë paragjykime.
℟. Hapma zemrën, o Jezus.
Kur me kushtëzon zemërngurtësia.
℟. Hapma zemrën, o Jezus.
Kur e mira më terheq fshehurazi.
℟. Hapma zemrën, o Jezus.
Kur do të doja të kisha guxim, por kam frikë për vete.
℟. Hapma zemrën, o Jezus.
Të gjithë:
Pater noster, qui es in cælis:
sanctificétur nomen tuum;
advéniat regnum tuum;
fiat volúntas tua, sicut in cælo, et in terra.
Panem nostrum cotidiánum da nobis hódie;
et dimítte nobis débita nostra,
sicut et nos dimíttimus debitóribus nostris;
et ne nos indúcas in tentatiónem;
sed líbera nos a malo. Amen.
Stabat Mater dolorosa
iuxta crucem lacrimosa,
dum pendebat Filius.
Ndalesa II
Jezusi ngarkohet me kryq
℣. Adoramus te, Christe, et benedicimus tibi.
℟. Quia per sanctam crucem tuam redemisti mundum.
Nga Ungjilli sipas Lukës (9, 43b-45)
Ndërsa të gjithë po mrekulloheshin për gjithçka bënte, Jezusi u tha nxënësve të vet: “Thadroni mirë në zemër këto fjalë që po ju them: Biri i njeriut do të bjerë në dorë të njerëzve”. Por ata nuk e morën vesh këtë fjalë. Kjo për ta mbetej fshehtësi e nuk e kuptonin. Madje kishin frikë ta pyesnin për këtë fjalë.
Për muaj, ndoshta vite, ajo peshë rëndonte mbi supet e tua, o Jezus. Kur flisje për këtë, askush nuk të kushtonte vëmendje: kundërshtim që s’mposhtej e as mund të merrej me mend. Nuk e kërkove, por e ndjeve kryqin të vinte drejt teje, gjithnjë e më qartë. Nëse e pranove, kjo ndodhi sepse e ndjeve jo vetëm peshën e tij, por edhe përgjegjësinë. Rruga e kryqit tënd, o Jezus, nuk është vetëm e përpjetë. Është edhe zbritja jote drejt atyre që deshe, drejt botës që Zoti e do. Është përgjigje, marrje përsipër e përgjegjësisë. Kushton, siç kushtojnë lidhjet më të vërteta, dashuritë më të bukura. Pesha që bart tregon për frymën që të shtyn, për atë Shpirt, “që është Zot dhe jep jetë”. Kushedi pse kemi frikë edhe të të pyesim për këtë. Në të vërtetë, jemi ne ata, që mbesim pa frymë, vetëm e vetëm për të shmangur përgjegjësinë. Do të mjaftonte të mos iknim dhe të qëndronim: ndër ata që na ke dhuruar, në kontekstet ku na ke vendosur. Të lidhemi me njëri-tjetrin, duke e ndierë se vetëm kështu mund të reshtim së qeni robër të vetvetes. Egoizmi peshon më shumë se kryqi. Indiferenca peshon më shumë se ndarja. Profeti e pati thënë: Edhe të rinjtë lodhen edhe meken, marrin në thua të rriturit e rrëzohen, kurse ata që shpresojnë në Zotin, përtërihen në fuqi, marrin krahë porsi shqiponja, vrapojnë e nuk lodhen kurrë, ecin edhe kurrë nuk meken (dhih Is 40,30-31).
Të lutemi duke thënë:
℟. Na liro nga lodhja, o Zot.
Nëse shqetësohemi vetëm për vete.
℟. Na liro nga lodhja, o Zot.
Nëse na duket se nuk kemi forca për t’iu kushtuar të tjerëve.
℟. Na liro nga lodhja, o Zot.
Nëse kërkojmë pretekste për të mos marrë përsipër përgjegjësitë.
℟. Na liro nga lodhja, o Zot.
Nëse kemi talente e kompetanca për t’i vënë në praktikë.
℟. Na liro nga lodhja, o Zot.
Nëse zemra jonë tronditet ende para padrejtësisë.
℟. Na liro nga lodhja, o Zot.
Të gjithë:
Pater noster, qui es in cælis:
sanctificétur nomen tuum;
advéniat regnum tuum;
fiat volúntas tua, sicut in cælo, et in terra.
Panem nostrum cotidiánum da nobis hódie;
et dimítte nobis débita nostra,
sicut et nos dimíttimus debitóribus nostris;
et ne nos indúcas in tentatiónem;
sed líbera nos a malo. Amen.
Cuius animam gementem,
contristatam et dolentem
pertransivit gladius.
Ndalesa III
Jezusi bie për herë të parë
℣. Adoramus te, Christe, et benedicimus tibi.
℟. Quia per sanctam crucem tuam redemisti mundum.
Nga Ungjilli sipas Lukës (10, 13-15)
“Vaj për ty, o Korazin, vaj për ty, o Betsaidë! Sepse të kishin ndodhur në Tir e në Sidon mrekullitë që ndodhën në ju, kaherë, të veshur në grathore e të mbuluar me hi do të kishin bërë pendesë! Prandaj, Tiri e Sidoni Ditën e Gjyqit do ta kenë më lehtë se ju! E ti, o Kafarnaum, a thua ndoshta do të lartësohesh deri në qiell? Do të plandosesh deri në fund të ferrit!”
Ishte si të prekje fundin për herë të parë dhe të dolën fjalë të ashpra nga goja, o Jezus, për ato vende kaq të dashura për ty. Fara e fjalës sate dukej se kishte rënë në zbrazëti dhe po kështu çdo gjest i yt i çlirimit. Çdo profet e ka ndier veten duke rënë në zbrazëtinë e dështimit, për të ecur pastaj përpara në rrugët e Zotit. Jeta jote, o Jezus, është shëmbëlltyrë: nuk bie kurrë kot në tokën tonë. Edhe atë herë të parë, zhgënjimi u ndërpre shpejt nga gëzimi i të tuve, që i pate dërguar: po ktheheshin te ti nga misioni i tyre dhe po të tregonin shenjat e Mbretërisë së Hyjit. Atëherë, ti u gëzove spontanisht, plot me entuziazmin, që të bën të kërcesh në këmbë me energjinë, e cila u ngjitet edhe të tjerëve. Ti e bekove Atin, i cili ua fsheh planet e tij të diturve dhe inteligjentëve, për t'ua zbuluar ato të vegjëlve. Edhe udha e kryqit lë gjurmë të thella në tokë: të mëdhenjtë shkëputen prej saj, do të donin të preknin qiellin. Por qielli është këtu, është ulur, madje, preket edhe kur bie, duke mbetur përtokë. Ndërtuesit e Babelit na thonë se nuk mund të gabohet e se ata që bien janë të humbur. Është kantieri i ferrit. Ekonomia e Zotit, nga ana tjetër, nuk vret, nuk mënjanon, nuk shtyp. Është e përvuajtur, besnike ndaj tokës. Udha jote, o Jezus, është udha e Lumnive. Nuk shkatërron, por kultivon, riparon, mbron.
Të lutemi, duke thënë:
℟. Ardhtë Mbretëria jote.
Për ata, që ndihen të dështuar.
℟. Ardhtë Mbretëria jote.
Për ta kundërshtuar një ekonomi, që vret.
℟. Ardhtë Mbretëria jote.
Për t’i dhënë forcë kujt ka rënë.
℟. Ardhtë Mbretëria jote.
Në shoqëritë e konkurrencës e ndër ata, që duan vendet e para.
℟. Ardhtë Mbretëria jote.
Në ata, që humbin jetën në kufij dhe e ndjejnë se udhëtimi i tyre ka marrë fund.
℟. Ardhtë Mbretëria jote.
Të gjithë:
Pater noster, qui es in cælis:
sanctificétur nomen tuum;
advéniat regnum tuum;
fiat volúntas tua, sicut in cælo, et in terra.
Panem nostrum cotidiánum da nobis hódie;
et dimítte nobis débita nostra,
sicut et nos dimíttimus debitóribus nostris;
et ne nos indúcas in tentatiónem;
sed líbera nos a malo. Amen.
O quam tristis et afflicta
fuit illa benedicta
mater Unigeniti!
Ndalesa IV
Jezusi takon Nënën e vet
℣. Adoramus te, Christe, et benedicimus tibi.
℟. Quia per sanctam crucem tuam redemisti mundum.
Nga Ungjilli sipas Lukës (8, 19-21)
Nëna e tij dhe vëllezërit erdhën ta shohin por s’mundën të afroheshin tek ai prej popullit. E lajmëruan: “Nëna jote e vëllezërit e tu, janë jashtë e dëshirojnë të të shohin”. Ai iu përgjigj: “Nëna ime e vëllezërit e mi ‑ janë këta ‑ që e dëgjojnë dhe e zbatojnë Fjalën e Hyjit”.
Nëna jote është aty, në udhën e kryqit: ajo qe dishepullja jote e parë. Me vendosmëri delikate, me inteligjencën e saj, që ruan dhe mendon në zemër, nëna jote është aty. Nga momenti që iu kërkua të të mirëpriste në kraharorin e saj, ajo u kthye e besoi te ti. Ua përshtati udhët e saj atyre të tua. Nuk ishte mohim, por zbulim i vazhdueshëm, deri në Kalvar: të ndoqi pas e të la të shkosh; të kishte me vete e t’i linte hapësire risisë sate. Çdo nënë e di këtë: fëmija befason. Bir i dashur, ti e kupton se nëna jote dhe vëllezërit e tu janë ata, që dëgjojnë dhe ndryshojnë. Nuk flasin, veprojnë. Tek Zoti, fjalët janë fakte, premtimet janë realitet: në udhën e kryqit, o Nënë, je ndër të paktët që e kujtojnë këtë. Tani është Biri që ka nevojë për ty: ai e ndjen se nuk dëshpërohesh. E ndjen se ende po e lind Fjalën në barkun tënd. Edhe ne, o Jezus, jemi në gjendje të të ndjekim, të rilindur nga ata, që të kanë ndjekur. Edhe ne jemi rilindur në botë nga feja e nënës tënde dhe e dëshmitarëve të panumërt, që gjenerojnë edhe atje ku gjithçka flet për vdekje. Atëherë, në Galile, pikërisht ata donin të të shihnin. Tani, ndërsa ngjitesh në Kalvar, ti vetë kërkon vështrimin e atyre që dëgjojnë dhe zbatojnë në praktikë. Mirëkuptim i papërshkrueshëm. Aleancë e pathyeshme.
Të lutemi, duke thënë:
℟. Ja nëna ime.
Maria dëgjon e flet.
℟. Ja nëna ime.
Maria pyet e reflekton.
℟. Ja nëna ime.
Maria del nga shtëpia dhe udhëton e vendosur.
℟. Ja nëna ime.
Maria gëzohet e ngushëllon.
℟. Ja nëna ime.
Maria mirëpret e kujdeset.
℟. Ja nëna ime.
Maria rrezikon e mbron.
℟. Ja nëna ime.
Maria non ka frikë nga gjykimet e insinuatat.
℟. Ja nëna ime.
Maria pret e nuk ikën.
℟. Ja nëna ime.
Maria orienton e shoqëron.
℟. Ja nëna ime.
Maria non i lejon asgjë vdekjes.
℟. Ja nëna ime.
Të gjithë:
Pater noster, qui es in cælis:
sanctificétur nomen tuum;
advéniat regnum tuum;
fiat volúntas tua, sicut in cælo, et in terra.
Panem nostrum cotidiánum da nobis hódie;
et dimítte nobis débita nostra,
sicut et nos dimíttimus debitóribus nostris;
et ne nos indúcas in tentatiónem;
sed líbera nos a malo. Amen.
Quæ mærebat et dolebat pia Mater,
dum videbat Nati poenas incliti.
Ndalesa V
Jezusi ndihmohet nga Cireneu të mbartë kryqin
℣. Adoramus te, Christe, et benedicimus tibi.
℟. Quia per sanctam crucem tuam redemisti mundum.
Nga Ungjilli sipas Lukës (23, 26)
Ndërsa po e çonin për ta kryqëzuar, kapën një farë Simoni prej Cirene, që po kthente nga fusha, ia vunë në krah kryqin që ta mbarte pas Jezusit.
Nuk u ofrua, e ndalën. Simoni po kthehej nga puna dhe i vendosën mbi supe kryqin e një të dënuari. Mund të ketë pasur fizikun e duhur, por drejtimi i tij ishte sigurisht tjetër, programi i tij ishte ndryshe. Kështu mund të takohet Zoti. Kush e di pse, o Jezus, ai emër - Simoni i Cirenës - u bë shpejt i paharrueshëm mes dishepujve. Në udhën e kryqit, as ata e as ne nuk ishim aty, ndërsa Simoni po. Vòen edhe sot: kur ndokush ofron gjithë vetveten, mund të jemi diku tjetër, madje, edhe në arrati, ose mund të na përfshijnë në ngjarje. Ne besojmë, o Jezus, se e kujtojmë emrin e Simonit, sepse ajo ngjarje e papritur e ndryshoi përgjithmonë. Kurrë nuk pushoi së menduari për ty. U bë pjesë e korpit tënd, dëshmitar i dorës së parë i dallimit ndërmjet teje dhe çdo të dënuari tjetër. Simoni nga Cirene e mori mbi vete kryqin tënd pa e kërkuar, si zgjedha për të cilën pate folur dikur: "Zgjedha ime është e ëmbël e barra ime e lehtë" (shih Mt 11,30). Edhe kafshët punojnë më mirë, nëse lëvizin së bashku. E ty, o Jezus, të pëlqen të na përfshish në veprën tënde, e cila e lëron tokën, që ajo të mbillet sërish. Ne kemi nevojë për këtë lehtësi befasuese. Kemi nevojë për dikë që të na ndalojë, ndonjëherë, dhe të vendosë mbi supet tona ndonjë pjesë realiteti, që, thjesht, duhet ta bartim. Mund të punojmë gjithë ditën, por pa ty, shkon kot. Më kot punojnë ndërtuesit, më kot roja e ruan qytetin, që Hyji nuk e ndërton (shih Ps 127). Ja: në udhën e kryqit ngrihet Jeruzalemi i ri. Dhe ne, si Simoni i Cirenës, ndryshojmë rrugë dhe punojmë me ty.
Të lutemi, duke thënë:
℟. Na e ndalo vrapin, o Zot.
Kur shkojmë për udhë, pa parë në fytyrë askënd.
℟. Na e ndalo vrapin, o Zot.
Kur lajmet nuk na prekin.
℟. Na e ndalo vrapin, o Zot.
Kur njerëzit kthehen në numra.
℟. Na e ndalo vrapin, o Zot.
Kur s’kemi kurrë kohë për të dëgjuar.
℟. Na e ndalo vrapin, o Zot.
Kur kemi ngut për të marrë vendime.
℟. Na e ndalo vrapin, o Zot.
Kur nuk i pranojmë ndryshimet e programit.
℟. Na e ndalo vrapin, o Zot.
Të gjithë:
Pater noster, qui es in cælis:
sanctificétur nomen tuum;
advéniat regnum tuum;
fiat volúntas tua, sicut in cælo, et in terra.
Panem nostrum cotidiánum da nobis hódie;
et dimítte nobis débita nostra,
sicut et nos dimíttimus debitóribus nostris;
et ne nos indúcas in tentatiónem;
sed líbera nos a malo. Amen.
Quis est homo qui non fleret,
Matrem Christi si videret
in tanto supplicio?
Ndalesa VI
Veronika ia fshin fytyrën Jezusit
℣. Adoramus te, Christe, et benedicimus tibi.
℟. Quia per sanctam crucem tuam redemisti mundum.
Nga Ungjlli sipas Lukës (9, 29-31)
Ndërsa po lutej, fytyra iu shndërrua e petkat iu bënë të bardha e të shndritshme si vetëtima. Dhe ja, dy njerëz po bisedonin me të! Ishin Moisiu dhe Elia. Ata u dukën të rrethuar me lavdi e bisedonin me të për kalimin e tij nga kjo jetë që do ta bënte së shpejti në Jerusalem.
Nga Psalmi 27
Për ty tha zemra ime: “Kërkojeni fytyrën time”!
“Fytyrën tënde, o Zot, do ta kërkoj”. Mos e fsheh fytyrën tënde prej meje.
Në fytyrën tënde, o Jezus, ta shohim zemrën. Vendimi yt të lexohet në sy, ta mrrol fytyrën, t’i bën tiparet shprehje të një vëmendjeje, që s’mund të interpretohet ndryshe. Ti e vëren Veronikën, ashtu si bën dhe me mua. E kërkoj fytyrën tënde, e cila dëshmon vendimin për të na dashur deri në frymën e fundit: madje, edhe përtej, sepse dashuria është po aq e fortë sa vdekja (shih Kënga e Këngëve 8,6). Ajo, që na i ndryshon zemrat, është fytyra jote, të cilën do të doja ta fiksoja e ta ruaja. Ti na dorëzohesh neve, ditë pas dite, në fytyrën e çdo njeriu, kujtim i gjallë i mishërimit tënd. Në fakt, sa herë kthehemi nga më të vegjlit, u kushtojmë vëmendje gjymtyrëve të tua e ti rri me ne. Kështu, na i ndriçon zemrat dhe shprehjen e fytyrës. Në vend që të refuzojmë, tani, mirëpresim. Në udhën e kryqit, fytyra jonë, ashtu si e jotja, më në fund, mund të shkëlqejë dhe të përhapë bekime. Na e ke ngulitur kujtimin e saj, parandjenjë e kthimit tënd, kur do të na njohësh me shikimin e parë, një nga një. Atëherë, ndoshta, do të të përngjajmë. E do të jemi ballë për ballë, në një dialog pa fund, me intimitetin e të cilit nuk do të lodhemi kurrë, familje e Zotit.
Të lutemi, duke thënë:
℟. Ngulite në ne kujtimin tënd, o Jezus.
Nëse fytyrën e kemi pa shprehje.
℟. Ngulite në ne kujtimin tënd, o Jezus.
Nëse e kemi zemrën larg teje.
℟. Ngulite në ne kujtimin tënd, o Jezus.
Nëse gjestet tona përçajnë.
℟. Ngulite në ne kujtimin tënd, o Jezus.
Nëse vendimet tona lëndojnë.
℟. Ngulite në ne kujtimin tënd, o Jezus.
Nëse projektet tona përjashtojnë.
℟. Ngulite në ne kujtimin tënd, o Jezus.
Të gjithë:
Pater noster, qui es in cælis:
sanctificétur nomen tuum;
advéniat regnum tuum;
fiat volúntas tua, sicut in cælo, et in terra.
Panem nostrum cotidiánum da nobis hódie;
et dimítte nobis débita nostra,
sicut et nos dimíttimus debitóribus nostris;
et ne nos indúcas in tentatiónem;
sed líbera nos a malo. Amen.
Quis non posset contristari,
Christi Matrem contemplari
dolentem cum Filio?
Ndalesa VII
Jezusi bie për të dytën herë
℣. Adoramus te, Christe, et benedicimus tibi.
℟. Quia per sanctam crucem tuam redemisti mundum.
Nga Ungjilli sipas Lukës (15, 2-6)
Farisenjtë e skribët murmurisnin: “Ky i pranon mëkatarët ‑ thoshin ‑ dhe po ha me ta”. Atëherë Jezusi u tregoi këtë shëmbëlltyrë: “Cili prej jush, po i pati njëqind dele dhe, nëse një prej tyre i humb, nuk i lë të nëntëdhjetenëntë të tjerat vetëm në kullosë e nuk shkon pas të humburës derisa ta gjejë? Kur e gjen, plot gëzim e vë në krah, dhe, posa arrin në shtëpi, i thërret miqtë e fqinjët e u thotë: ‘Gëzohuni me mua se e gjeta delen time që më humbi’.
Të biesh e të ngrihesh sërish; të biesh e të ngrihesh prapë. Kështu na mësove ta lexojmë o Jezus, aventurën e jetës njerëzore. Njerëzore, sepse e hapur. Makinave, ne nuk u lejojmë të gabojnë: pretendojmë të jenë të përsosura. Ndërsa njerëzit hezitojnë, shpërqendrohen, humbasin. Megjithatë, ata e njohin gëzimin: atë të fillimeve të reja, atë të rilindjes. Njerëzit nuk vijnë në dritë mekanikisht, por artizanalisht: jemi pjesë unike, përzierje e hirit hyjnor dhe përgjegjësisë. O Jezus, ti u bëre një prej nesh; nuk pate frikë se mos pengoheshe dhe rrëzoheshe. Kush turpërohet prej kësaj, kush lëvdohet si i pagabueshëm, kush e fsheh sa herë bie e nuk fal rëniet e të tjerëve, mohon rrugën që ke zgjedhur. Ti je, o Jezus, Zoti i gëzimit. Në ty, të gjithë jemi gjetur dhe jemi çuar në shtëpi, ashtu si e vetmja dele e humbur. Çnjerëzore është ekonomia, në të cilën nëntëdhjetë e nëntë vlejnë më shumë se një. E megjithatë, kemi ndërtuar një botë, që funksionon pikërisht kështu: një botë llogaritjesh dhe algoritmesh, me logjikë të ftohtë dhe me interesa të paepura. Ligji i shtëpisë sate, ekonomia hyjnore, është diçka tjetër, o Zot. Të kthehemi kah ti, që bie e ngrihesh sërish, është ndryshim drejtimi dhe ndryshim hapash. Kthesë, që na jep sërish gëzimin dhe na çon në shtëpi.
Të lutemi, duke thënë:
℟. Ngrena sërish, o Zot, shpëtimi ynë.
Jemi fëmijë, që nganjëherë derdhin lot.
℟. Ngrena sërish, o Zot, shpëtimi ynë.
Jemi adoleshentë, që ndihen të pasigurt.
℟. Ngrena sërish, o Zot, shpëtimi ynë.
Jemi të rinj, të përbuzur nga shumë të rritur.
℟. Ngrena sërish, o Zot, shpëtimi ynë.
Jemi të rritur, që kanë gabuar.
℟. Ngrena sërish, o Zot, shpëtimi ynë.
Jemi të moshuar, që duan të ëndërrojnë akoma.
℟. Ngrena sërish, o Zot, shpëtimi ynë.
Të gjithë:
Pater noster, qui es in cælis:
sanctificétur nomen tuum;
advéniat regnum tuum;
fiat volúntas tua, sicut in cælo, et in terra.
Panem nostrum cotidiánum da nobis hódie;
et dimítte nobis débita nostra,
sicut et nos dimíttimus debitóribus nostris;
et ne nos indúcas in tentatiónem;
sed líbera nos a malo. Amen.
Pro peccatis suæ gentis
vidit Iesum in tormentis,
et flagellis subditum.
Ndalesa VIII
Jezusi takon gratë e Jeruzalemit
℣. Të adhurojmë o Krisht e të bekojmë
℟. Se me Kryqin tënd shpërbleve botën mbarë!
℣. Adoramus te, Christe, et benedicimus tibi.
℟. Quia per sanctam crucem tuam redeemisti mundum.
Nga Ungjilli sipas Lukës (23, 27-31)
E ndiqte një turmë e madhe populli dhe grash, që rrihnin kraharorin e vajtonin për të. Por Jezusi, duke u kthyer nga ato, u tha: "Bijat e Jeruzalemit, mos qani për mua, por qani për veten tuaj dhe për fëmijët tuaj. Ja, po vijnë ditët në të cilat do të thonë: “Lum gratë shterpe dhe barqet që s’lindën kurrë e gjinjtë kurrë nuk mëkatuan; atëherë do të fillojnë t'u thonë maleve: "Shembuni mbi ne”, e kodrave “Na mbuloni”. Sepse po të ndodhë kjo me drurin e blertë, çfarë do të ndodhë me të thatin?”
Ndër gratë, Jezus, njohe gjithmonë një përkim të veçantë me zemrën e Zotit. Prandaj, në turmën e madhe të njerëzve që ndryshuan drejtim atë ditë dhe të ndoqën, njohe menjëherë gratë e, ndjeve përsëri një mirëkuptim të veçantë me to. Qyteti është ndryshe kur i mbart banorët e tij në bark, kur u jep gji fëmijëve të tij: me pak fjalë, kur jo vetëm e njeh mënyrën e sundimit, por edhe gjërat që jetohen nga brenda. Grave, që për shkak të detyrës kryejnë ritin e dhembshurisë, ti u prek zemrën. Sepse në zemër lidhen ngjarjet e lindin mendimet e edhe vendimet. "Mos qani për mua". Zemra e Zotit dridhet për popullin e vet e krijon një qytet të ri: "Qani për veten tuaj dhe për fëmijët tuaj". Ka një vaj, në të cilën gjithçka rilind. Megjithatë na duhen lot që na bëjnë të rimendojmë, lot që nuk duhet të na bëjnë të na vijë turp, lot që nuk duhet t'i mbajmë për vete. Bashkëjetesa jonë e plagosur, o Zot, në këtë botë të coptuar, ka nevojë për lot të sinqertë, jo të rremë. Përndryshe çka parashikuan apokaliptistët do të realizohet: ne nuk do të lindim më asgjë e më pas gjithçka do të shembet. Ndërsa feja, lëviz malet. Malet dhe kodrat nuk bien përmbi ne, por në mes të tyre hapet një shteg. Është rruga jote, Jezus: rrugë e përpjetë, në të cilën apostujt të braktisën, por dishepujt e tu – e nënat e Kishës - të ndoqën.
Të lutemi, duke thënë:
℟. Na jep një zemër nëne, Jezus.
Ti e popullove historinë e Kishës me gra shenjte.
℟. Na jep një zemër nëne, Jezus.
Ti e mohove arrogancën dhe sundimin.
℟. Na jep një zemër nëne, Jezus.
Ti mblodhe dhe ngushëllove lotët e nënave.
℟. Na jep një zemër nëne, Jezus.
Ti ua besove mesazhin e ringjalljes grave.
℟. Na jep një zemër nëne, Jezus.
Ti frymëzove karizma dhe ndjeshmëri të reja në Kishë.
℟. Na e jep një zemër nëne, Jezus.
Të gjithë:
Ati ynë që je në qiell...
E nënë, plot dashuri,
E ndjej dhimbjen e jetës,
Po në ty ndjej veç lumni.
Ndalesa IX
Në Stacionin IX, Jezusi bie për të tretën herë. E ne lexojmë Ungjillin sipas Lukës (7, 44-49) e shfrejmë me fjalët:
Rishtas në tokë, mbi udhën e Kryqit,
Ti je Shëlbuesi i motit
E përmbi tokë akoma na plasmon
porsi poçar i Zotit!
Në ndalesën X
Jezusit i zhveshin rrobat
Nuk zhvishesh, të zhveshin!... Këtu është më shumë se durimi i Jobit... madje edhe më shumë se feja jote!... Na lë veshjet tua si relike... E nëse kisha të duket sot si rrobë e vjetëruar, mësona ta ripërtërijmë vëllazërinë tonë, themeluar mbi dhuratën tënde. Jemi korpi yt, tunika jote e padukshme, Nusja jote. Jemi së bashku. Për ne shorti ra mbi vende të mahnitshme: mahnitës është trashëgimi ynë (shih Ps. 16,6)
Ndalesa XI
Jezusi gozhdohet mbi kryq
Nga Ungjilli sipas Lukës (23,32-34a)
Njëherësh me të dënohen me vdekje edhe dy të tjerë, që ishin keqbërës, Kur arritën tek vendi i quajtur Cranio-Rrashta, i kryqëzuan, atë e bakëqinjtë, njërin në të djathtën, tjetrin në të majtën. E Krishti thoshte: “Fali, o Atë, pse nuk e dinë çfarë bëjnë”.
Ndalesa XII
Jezusi vdes mbi kryq
Ungjilli sipas Lukës (23, 45-49)
Dielli kishte perënduar. Veli i tempullit u gris për gjysmë. Jezusi, duke bërtitur me zë të lartë, tha: "O Atë, në duart e tua po e lëshoj shpirtin tim”. E, si tha këtë, dha shpirt. Kur pa atë që kishte ndodhur, centurioni lavdëronte Zotin, duke thënë: "Me të vërtetë ky njeri ishte i drejtë". Kështu edhe mbarë turma që kishte ardhur të sodiste shfaqjen e, duke menduar përsëri për atë që kishte ndodhur, kthehej duke rrahur kraharorin. Të gjithë të njohurit e tij, e edhe gratë, që e kishin ndjekur pas deri në Galile e ndiqnin për së largu gjithëçka po ndodhte!
Ku jemi ne në Kalvar? Nën kryq? Pak më larg? Larg? O ndoshta, si apostujt, nuk jemi më! Ti merr frymë, e nga kjo frymë, e fundit dhe e para, kërkon vetëm të dëgjohesh. O Zot Jezus, shndërroje rrugën tonë në dhuratën tënde! Mos lejo që fryma jote e jetës të humbasë. Errësira jonë kërkon dritë. Tempujt tonë duan të mbeten patjetër të hapur... Atyre që të shikojnë kah jep shpirt, jepu o Zot kohë të kthehen duke rrahur gjoksin, duke goditur zemrën e ngurtë, që të thyhet. Ne, Jezus, që shpeshherë të shikojmë nga larg, na bëj të jetojmë në kujtesën tënde, që kështu një ditë, kur të vish, edhe mortja të na gjejë të gjallë!
Të lutemi e të themi:
℟. Na mëso të duam!
Kur kemi forca e kur na duket se nuk i kemi më.
℟. Na mëso të duam!
Kur na çmobilizojnë ligjët e vendimet e padrejta.
℟. Na mëso të duam!
Kur të kundërshtohemi nga kush nuk e do të vërtetën e drejtësinë.
℟. Na mëso të duam!
Kur na tundon dëshpërimi.
℟. Na mëso të duam!
Kur thuhet “nuk mund të bëjmë më asgjë”
℟. Na mëso të duam!
Ndalesa XIII
Jezusin e zbresin nga kryqi
Nga Ungjilli sipas Lukës (23, 50-53a)
Dhe ja, ishte një njeri me emrin Jozef, anëtar i sinedrit, njeri i mirë dhe i drejtë. Ai nuk e kishte pranuar vendimin dhe veprimet e të tjerëve. Ishte nga Arimatea, qytet i Judesë, dhe priste mbretërinë e Zotit. Ai shkoi te Pilati dhe e kërkoi trupin e Jezusit. E e zbriti nga kryqi.
Trupi yt, më në fund, është në duart e një njeriu të mirë dhe të drejtë. Ndërsa ti je i mbështjellë në gjumin e vdekjes, Jezus, por përgjegjësinë për ty e merr një zemër e gjallë. Jozefi nuk ishte nga ata që thonë e nuk bëjnë. "Nuk ishte dakord me vendimin dhe veprimet e të tjerëve", thotë Ungjilli. E ky është lajm i mirë: të rrokë, o Jezus, ai që nuk e rroku opinionin e përbashkët. Të ngarkon mbi supe ty, kush u ngarkua me përgjegjësitë e tij. Ti je në vendin tënd, Jezus, në prehrin e Jozefit të Arimateas, i cili “po priste Mbretërinë e Zotit”. Je në vendin tënd, ndërmjet atyre që vijojnë të shpresojnë, ndërmjet atyre që nuk heqin dorë nga mendimi se padrejtësia është e pashmangshme. Ti thyen zinxhirin e të pashmangshmit, Jezus. Thyen automatizmat që shkatërrojnë shtëpinë dhe vëllazërinë e përbashkët. Jepjani atyre që presin Mbretërinë tënde, guximin për t'u paraqitur para autoritetit: si Moisiu te Faraoni e si Jozefi i Arimateas te Pilati. Na ngarkoni me përgjegjësi të mëdha, na bëni të guximshëm. Kështu pra, je i vdekur, por ende mbretëron. E për ne, o Jezus, të të shërbejmë ty, do të thotë të mbretërosh!
Ndalesa XIV
Jezusi varroset
Nga Ungjilli sipas Lukës (23, 53b-56)
E mbështolli me një pëlhurë, e vuri vuri në varr të gdhendur në gurë, ku ende askush nuk ishte varrosur. Ishte dita e Përgatitjes, e po afrohej e shtuna. E përcollën edhe gratë, që erdhën me Jezusin prej Galilesë, e ndoqën Jozefin; e panë varrin dhe si u vu trupi i Jezusit. Pastaj u kthyen dhe përgatitën erëra të mira dhe vajra erëndshëm. Ditën e Shabatit pushuan, siç ishte shkruar.
Në një sistem që nuk ndalet kurrë, Jezus, ti jeton të shtunën tënde. E jetojnë edhe gratë, të cilave edhe aromat e parfumet do të donin tashmë t'u flisnin për ringjalljen. Na mëso të mos bëjmë asgjë, kur na kërkohet vetëm të presim. Na eduko në kohët e tokës, që s’ janë artificiale. I shtrirë në varr, Jezus, ti ndan çka na bashkon të gjithëve dhe arrin në humnerat, që na trembin aq shumë. E shihni se si u shpëtojmë duke i shumëfishuar veprimtaritë tona. Rrotullohemi shpesh në zbraztësi, por e shtuna shndrit me dritat e saj: na edukon dhe na kërkon pushim. Jetë hyjnore, jetë njerëzore, ajo që e di ç’është paqja e Shabatit. "Do të ulen të sigurt nën vreshtat e tyre dhe nën fiqtë e tyre dhe askush nuk do t'i trembë" (Mikea 4:4), pati profetizuar Mikea. E Zakaria i bëri jehonë: "Atë ditë - orakull i Zotit - çdo njeri do të ftojë të afërmin nën hardhinë e tij dhe nën fikun e tij" (krh. Zak 3:10).
Jezus, që dukesh sikur fle në botën në stuhi, na nis të gjithëve drejt paqes së Shabatit. Atëherë krijimi i tërë do të na duket shumë i bukur e i mirë, i paracaktuar për ringjallje. Dhe do të ketë paqe mbi popullin tënd e ndërmjet të gjitha kombeve.
Të lutemi duke thënë:
℟. Të shërbesh ty, do të thotë të mbretërosh
Duke u dhënë të hanë të uriturve
℟. Të shërbesh ty, do të thotë të mbretërosh
Duke u dhënë të pinë të eturve.
℟. Të shërbesh ty, do të thotë të mbretërosh
Duke veshur të zhveshurit!
℟. Të shërbesh ty, do të thotë të mbretërosh
Duke mikpritur të huajtë.
℟. Të shërbesh ty, do të thotë të mbretërosh
Duke vizituar të sëmurët.
℟. Të shërbesh ty, do të thotë të mbretërosh
Duke mos i harruar të burgosurit
℟. Të shërbesh ty, do të thotë të mbretërosh
Duke i varrosur të vdekurit
℟. Të shërbesh ty, do të thotë të mbretërosh
Lutja përfundimtare
"Lavdëruar qofsh, o Zoti im” - këndonte Shën Françesku i Asizit. Me këtë këngë të bukur na kujtonte se shtëpia jonë e përbashkët është edhe si motër […]. E kjo motër proteston për shkak të dëmit, që i shkaktojmë” (Enciklika Laudato si’, 1-2).
“Fratelli tutti” - shkruante sërish Shën Françesku - për t'iu drejtuar të gjithë vëllezërve dhe motrave e për t'u propozuar një mënyrë jetese me aromë ungjillore» (Enciklika Fratelli tutti, 1).
“Ai na deshi”, thotë Shën Pali duke kujtuar Krishtin […], për të na bërë të zbulojmë se asgjë “nuk mund të na ndajë kurrë” nga kjo dashuri” (Enc. Dilexit nos, 1).
Përshkuam Udhën e Kryqit; u kthyem tek dashuria, nga e cila nuk mund të na ndajë më askush e asgjë! Tani, ndërsa Mbreti fle dhe një heshtje e madhe bie mbi gjithë tokën, duke i bërë tonat fjalët e Shën Françeskut, ne kërkojmë dhuratën e kthimit të zemrës.
O Zot i lartë dhe i lavdishëm,
Ndriçoje terrin e zemrës sime
Më jep besim të vërtetë,
shpresë të sigurt e gëzime
përsosma bamirësinë
e përvujtërinë pa fund.
Më jep, o Zot, urti
aftësi më jep gjithkund
për të plotësuar
pa asnjë ngurrim
vullnetin tënd në jetë e amshim!!
Amen.