Kërko

2024.06.05 Suor Geneviève Jeanningros 2024.06.05 Suor Geneviève Jeanningros

Te Papa motra Geneviève me persona trans e homoseksualë

Motra e vogël e Jezusit, e cila prej 56 vitesh jeton në një roulotte me karvanët e Luna Park në Ostia Lido, në Romë, ishte sot në audiencën e përgjithshme në sheshin e Shën Pjetrit si pothuajse çdo të mërkurë për të përshëndetur Papën dhe për ta lënë të takonte një grup njerëzish me të cilët ajo kryen punën e tij baritore: "Më në fund kanë gjetur një Kishë që u ka arritur atyre"

R.SH. / Vatikan

 "Ja pra, ajo, foshnja e tmerrshme ...". Papa Françesku po përfundon vizitën në tremen e Bazilikës së Shën Pjetrit pas audiencës së përgjithshme të së mërkurës; ndërmjet përshëndetjeve për fëmijët e sëmurë, grupet e meshtarëve dhe të bashkëshortëve të rinj, takon sy për sy Geneviève Jeanningros, motrën e vogël të Jezusit, pothuajse ikonë e "Ungjillit, të jetuar me këmbë në tokë", d.m.th. e një vepre baritore kryer prej 56 vjetësh ndër bashkësitë e LGBTQ+ (interseksualëve) dhe lojrave të Luna Park, në Ostia Lido, me të cilët jeton në të njëjtin karvan, së bashku me simotrën, Anna Amelia.

Me shpatullat e saj të holla, mbuluar me xhaketë për t’u mbojtur nga dielli përvëlues dhe velin blu, mbajtur me dy kapse flokësh rreth fytyrës me tipare thuajse boticeliane, pavarësisht nga rrudhat e moshës 81-vjeçare, murgesha ulet në rreshtin e parë. Është e fundmja pas një "grupi të përzier": homoseksualë, transeksualë, një çift katekistësh, një vajzë e përfshirë në baritorinë e burgut mes transgjinorëve të Rebibbia-s…. Ajo nuk i njeh personalisht, as nuk pyet se kush janë apo cili është orientimi i tyre seksual: “Jo, nuk pyes”. Ajo që ka rëndësi për motrën Geneviève është "të shkojë atje ku Kisha e ka më të vështirë të shkojë", siç dëshironte Charles de Foucauld, nga i cili trashëgon karizmën.

Shumë tipa njerëzish

Françesku ndalon për disa minuta për t'u përshëndetur, i jep një rruzare Adës, e cila feston sot ditëlindjen: "Dhuratë nga Papa" - i thotë - e më pas shtrëngon duart, bën shaka, jep bekimin. Me motrën Geneviève, pak fjalë dhe një buzëqeshje e shpejtë; është shkëmbim me një mike, që takohet shpesh. Rregulltarja me origjinë franceze është në këtë takim çdo të mërkurë, për të përshëndetur Papën dhe për t’i sjellë në takim grupe të ndryshme njerëzish. Shumë prej tyre i kanë kaluar vitet e fundit në Sheshin e Shën Pjetrit: nomadë, ciganë, cirkistë, transgjinorë, homoseksualë, çifte të llojeve të ndryshme.

“Këtu shohim duke kaluar lloj-lloj njerëzish: endacakë, gabelë, artistë cirku, transgjender, homoseksualë… Kalojnë para teje e zemra të hapet: jemi të gjithë  njerëz, nuk mund t’i gjykosh rreptë” - fshan motra Geneviève, duke kujtuar edhe takimin me familjen (nënën, babanë, motrat, shoqëruesen) e një mjeku amerikan homoseksual, që vdiq nga Covid për shkak të angazhimit të tij 'në llogore' gjatë pandemisë, por që iu refuzua funerali në kishë, sepse homoseksual. I jati pohoi: “Unë nuk besoj më në këtë Kishë'. Nëpërmjet një motre nga SHBA-të i bëmë prindërit të vinin në Romë dhe të përshëndesin Papën, që i bekoi... Pastaj u larguan përsëri. Shkuan larg, në të gjitha kuptimet….”.

05 qershor 2024, 16:48