Kumti i Pashkëve: ngadhënjimi i Zotit të Ngjallur!
Të galdojë kori i engjëjve,/të gazmojë bashkënia qiellore;/një himn lavdi ta përshëndesë/ngadhënjimin e Zotit të Ngjallur!/...Dritën e Atij që na thirri,/ dhe pse s’e meritojmë,/na zgjodhi t’i shërbejmë,/shkëlqimit të tij të mrekullueshëm,/e brohorisë së përkryer,/ të ditës kur Zoti u Ngjall!
R.SH. / Vatikan
Kumti i Pashkëve: Ngadhënjimi i Zotit të Ngjallur!
Të galdojë kori i engjëjve,
të gazmojë bashkënia qiellore;
një himn lavdie ta përshndesë
ngadhënjimin e Zotit të Ngjallur!
Të gazmojë toka, rrethuar
me rrezet e ndritshme të Zotit.
Drita e Mbretit të amshuar
e mundi errësirën e botës.
Kisha Nënë të galdojë
plot dritë nga lumnia e Zotit,
të tundet Tempulli nga tingujt
nga thirrjet e popullit në festë.
E ju, o vëllezër të dashur,
nën rrezet e kësaj drite,
mëshirën e Zotit kërkoni.
Dritën e Atij që na thirri,
dhe pse s’e meritojmë,
na zgjodhi t’i shërbejmë,
shkëlqimit të tij të mrekullueshëm,
e brohorisë së përkryer,
të ditës kur Zoti u ngjall!
Benedikti XVI: Nga Mesha e Natës së Pashkëve.
19 prill 2025, 11:43